Habit komuna kosovare/ Nga vatër epideminë, tani asnjë rast

25/05/2020 14:09

Vitia ishte komuna e parë e prekur me COVID-19 në Kosovë, por prej gati tre javësh nuk ka shënuar më asnjë rast të ri të sëmundjes.

Kryetari i saj Sokol Haliti, tha se të gjithë personat që u prekën me koronavirusin e ri, janë të shëruar. Ai shtoi se qytetarët kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet e kjo ka ndikuar që infeksioni të mos shtrihej.

“Jemi të qetë si komunë prej 20 ditësh. Kemi pasur testime, por kanë rezultuar negative. Të gjithë të infektuarit, janë shëruar”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, autoritetet vendase njoftuan se në Kosovë nuk ishtë regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, teksa gjatë 24 orëve ishin testuar 138 vetë. Kjo ishte hera ë parë që vendi nuk shënonte asnjë të infektuar brenda një dite që kur u shfaqën rastët e para të koronavirusit në Kosovë në 13 mars.

Top Channel