Blaca, fshati “fantazmë” i qytetit të Pogradecit/ Nuk ekziston në asnjë hartë hipotekore

25/05/2020 14:12

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ishte Klodian Oshafi. Klodiani është banorë në fshatin Blacë, në qytetin e Pogradecit.

Mirëpo fshati ku ai banon, me rreth 2.000 shtëpia, nuk ekziston në hartën e Shqipërisë, sepse në vitin e mbrapshtë 1997, dokumentat hipotekore të këtij fshati janë djegur. Edhe pse kryetarët e bashkive në vite, i kanë premtuar banorëve që do e zgjidhë këtë problematikë, ato ende nuk kanë gjetur një zgjidhje.

“Ne nuk kemi patur zgjidhje. Ne nuk kemi asnjë dokument. Ne kemi dokumet që njihet toka, por nuk kemi dokumente për të shitur, prona nuk rezulton në hipotekë. Ne na e ka ndarë shteti me ligjin 7501, por në 97-ën, kur u bë rrëmuja thanë që u dogjën dokumentet dhe tokat tona nuk njihen fare. Po, deri në 97-ën ne e kemi pasur dokumenta, por nuk janë të regjistruar në hipotekë. Ne kemi ngritur zërin, kanë ikur dhe kanë ardhur kryetarët e bashkisë, na kanë thënë që do bëhen dhe do të bëhen. Çdo familje ka tapinë, por problemi është tek shteti, nuk janë në hipotekë. Nëse një nga fshati jonë dëshiron të bëj shit-blerje nuk e bën dot. Nuk ekziston fshati jonë, nuk ekziston në hartë fare”, tha Klodiani.

Nga krahu tjetër, nënkryetari i bashkisë Pogradec, Paskalino Ziko, tha se janë në dijeni të problematikës dhe ata do të kujdesen që ky problem të zgjidhet, duke nisur që me fillimin e javës tjetër.

“Ky është një problem shqetësuaes për fshatin Blacë. Bashkia menjëherë është vendosur për të rregulluar këtë problematikë. Duhet një buxhet për të kryer arzhonimin e këtyre tokave dhe për të rikthyer në kadastër këto prona. Keëtë duhet ta kishim përfunduar. Por për shkak të COVID-id kjo nuk është kryer deri më tani, por për javën që do të vijë, bashkia e Progradecit ka bërë gati praktikën për të zgjidhur problemin. Një kompani e specializuar do të kryejë arzhonimin e pronave. Duke përjashtuar të gjithë fazën e prokurimit që do të zgjasë një muaj, do të nevojiten tre muaj që të përgatiten dokumentet ligjore. Menjëherë të përfundimit të punës dhe përcjelljes së tij, agjencia shtetërore e kadastrës ka shprehur gatishmërinë për të regjistruar pronat. Besojmë që shpejt do ta zgjidhim këtë problematikë. Ky ka qenë një premtim i kryeatarit të bashkisë për këto banorë. Kjo kohë është zgjatur e zgjatur, por ne kemi alokuar një fond për të zgjidhur problematikën, por për shkak të COVID-id mbeti pezull. Ne menjëherë gjatë kësaj jave do të përzgjedhim kompaninë dhe do të nisim punën”, tha nënkryetari i bashkisë

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë