Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur rreth mundësisë së një vale të re të pandemisë me koronavirus në vjeshtë dhe masat që do të ndërmarrin institucionet shëndetësore.
Në një konferencë për media, Vitia tha se nuk dihet nëse do të ketë valë të dytë të pandemisë, por në këtë drejtim do të ketë përgatitje përmes shtimit të numrit të laboratorëve dhe respiratorëve.
“Gjatë këtyre muajve kemi siguruar buxhet shtesë në vlerë prej 70 milionë euro, nga qeveria, kreditorët dhe donatorët, jashtë buxhetit të ndarë në fillim të vitit… Këto mjete do të shfrytëzohen, jo vetëm në luftën ndaj pandemisë, por do të bëhen pjesë e ngritjes së kapaciteteve në sektorin e shëndetësisë. Në javët e muajt në vazhdim, do të shtojmë pesë laboratorë rajonal për testim, do të trefishojmë numrin e respiratorëve, do të shtojmë numrin e aparaturave të monitorimit dhe trajtimit në të gjitha spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjareve, do të shtojmë numrin e rezonancave magnetik, do të rritim numrin e shtretërve për kujdes intensiv”, ka thënë Vitia.
Ndryshe, Kosova ka vetëm një laborator në kuadër të IKSHPK-së, ndërsa numri i respiratorëve në të gjithë sektorin publik shëndetësor është më pak se 100.
Top Channel