Shënohet viktima e 32 nga Covid-19/ 8 raste të reja. 175 persona aktivë në Tiranë, Durrës e Krujë

24/05/2020 01:01

Shkoi në 32 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri pasi një 64 vjeçare humbi jetën të shtunën në mbrëmje. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pacientja nga kryeqyteti e konfirmuar me koronavirus ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

Ajo vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk ka arritur të mbijetojë pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ndërkohë më herët ministria e Shëndetësisë njoftoi për 8 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Sërish Tirana është në krye me numrin më të madh të personave aktivë. Të prekurit e tjerë janë sërish nga Durrësi dhe Kruja.

Top Channel