Policia ndalon gruan e yllit të Arsenal, solli me vete aeroport pistoletë elektrike

23/05/2020 16:23

Bashkëshortja e futbollistit të Sead Kolasniac të Arsenalit të Londrës, është ndaluar sot në aeroport pasi u kthye në Britani me një pistoletë elektrike që e kishte sjellë nga Frankfurti.

27 vjeçarja Bella Kolasinac, 27, tha se kishte sjellë armën për vetëmbrojtje pas sulmit me thikë që bashkëshorti i saj dhe kolegu i tij futbollist Mesut Ozil pësuan vitin që shkoi.

Prej frikës ajo kishte shkuar në Gjermani, ku me lejen përkatëse kishte marrë elektro-shokuesin e vogël, pa e ditur se arma e fuqishme është e jashtëligjshme në Britani.

Ajo u ndalua nga oficerët doganorë në aeroportin e Biggin Hill në Londër kur objekti i ndaluar iu zbulua në valixhe.

Bella raportohet se nisi të qante kur shfaqjësohej se e kishte armë për vetëmbrojtje dhe se kishte me vete lejen gjermane.

Për sjellje të armëve të jashtëligjshme ajo mund të dënohej deri në gjashtë muaj burg, por u la e lirë me një paralajmërim nga autoritetet.

Një zëdhënës i Sead Kolasinac tha: “Ishte një keqkuptim. Arma ishte ende e pahapur nga ambalazhi dhe nuk kishe bateri. Bella mund të provonte se kishte dërguar email-in autoriteteve të aeroportit për të kërkuar importin e objektit”.

Kolasinac, gjerman i lindur në Bosnie, ndërhyri kundër grabitësve për të mbrojtur shokun e skuadrës Mesut Ozil, kur dy njerëz të armatosur tentuan t’i merrnin me forcë orën në makinë.

Top Channel