Një kishë në Berlin është duke mirëpritur myslimanë, që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami për Lutjet e së Premtes, pas udhëzimeve për distancim fizik raporton agjencia e lajmeve, Reuters.
Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë për shërbimet e së premtes. Por mund të pranojë vetëm 50 persona, në kohën kur Gjermania po zbaton masat e izolimit në përpjekjë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha Martha Lutheran ka ofruar ndihmë, duke u mundësuar besimtarëve myslimanë lutje në gjuhën arabe dhe gjermane. “Është një shenjë e mirë pasi sjell gëzim në kohën e Ramazanit dhe në mesin e krizës” tha imami i xhamisë, Mohamed Taha Sabry. “Kjo pandemi na ka bërë komunitet. Krizat i bëjnë njerëzit bashkë”, shtoi ai.
Objektet fetare janë rihapur në 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, me kushtin që besimtarët të mbajnë nga njëri-tjetri një distancë prej 1.5 metrash.
Top Channel