Ekzekutimi mafioz i Xhovani Falkones/ Mesazhe nga Meta, Basha e Soreca në kujtim të tij

23/05/2020 14:29

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë shkruar mesazhe në rrjetet e tyre sociale në kujtim të 28 vjetorit të ekzekutimit mafioz të Xhovani Falkones.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, Meta shkruan se “”Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”.

Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia – përfundon statusin e tij Meta.

Ndërsa kryedemokrati Basha përmes një statusi në tuiter shkruan se  Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Por, ajo që të bën përshtypje është edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca, që i ka dedikuar një mesazh në tëiter Falkones, me të cilin ka ndarë nisjen e karrierës së tij me gjykatësin e antimafias.

Në mesazhin e tij, Soreca shkruan se njerëzit ikin, por idetë mbeten, duke e krahasuar shembullin e tij si pjesë e moralit të sotëm për të gjithë njerëzit e drejtësisë.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA