Veshjet spektakolare tradicionale mongole janë ilustruar së fundmi në një seri fotografish impresionuese.

Punimet shumëngjyrëshe të veshura me xhevahirë janë fryt i eksperiencës së disa gjeneratave, ndërsa fotografja zvicerjane Alessandra Meniconzi thotë se në të kaluarën veshjet mbaheshin nga mbretërit e mbretëreshat mongole.

Ajo ka udhëtuar drejt Mongolisë posaçërisht për setin fotografik.

Meniconzi shton: “Secili prej mbretërve nomadë mongolë në të kaluarën kishte rrobaqepësit dhe punishtet të veçanta. Ndërsa tani familjet i rikrijojnë veshjet tradicionale dhe ua lënë trashëgimi fëmijëve të tyre. Nëna prodhon veshjet për fëmijët e saj, dhe me këtë i kalon dhe kulturën e të vjetërve bijave të saj. Ky zinxhir vijon prej gjeneratash”.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel