Futbolli italian është në zi, pasi mesditën e sotme u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, ish trajneri i njohur Gigi Simoni, i cili pësoi një atak në zemër qershorin e vitit të kaluar dhe që atëherë ndodhej në kushte të rënda shëndetësore.
I lindur më 22 janar të 1939-ës në Crevalcore pranë Bolognës, Gigi Simoni u rrit te skuadra e të rinjve të Fiorentinës, ndërsa në karrierën e tij si mesfushor me tipare sulmuese, veshi fanellën e shumë skuadrave italiane, si Mantova, Napoli, Torino, Juventus, Brescia e Genoa.
Edhe më e zgjeruar është harta e klubeve që ka drejtuar Luigi Simoni gjatë karrierës së tij si trajner, ndërsa kulmin e pati me Interin e Ronaldos në sezonin 1997-1998, ku arriti të ngrejë lart Kupën UEFA.
Top Channel