Gjatë 50 ditëve të fundit, infermierja kanadeze rezulton 8 herë pozitive me koronavirus

22/05/2020 09:54

Tetë herë pozitive në 50 ditët e fundit, kështu ka rezultuar ndaj testeve Covid-19, një infermiere kanadeze që u infektua muaj më parë.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat e huaja, Tracy Schofield nga Ontario filloi të përjetojë krejt papritur, simptoma të tillla si ethe dhe gulçim. Të nesërmen ajo u testua për herë të parë për COVID-19, dhe doli pozitive.

Schofilet, 49 vjeçe, kaloi dy javë në izolim, por testi i saj i dytë doli përsëri pozitiv, dhe që atëherë edhe gjashtë herë rezultoi pozitive.

Ndërkohë mjekët i thanë nënës së tre fëmijëve se nuk besojnë se ajo mund të infektojë dikë, por ende nuk kanë përgjigje konkrete për rezultatin e saj.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA