Bankieri dhe dy të tjerë nxirren të gjallë nga rrëzimi i avionit në Pakistan mbi zonën e banuar

22/05/2020 16:52

Sipas raportimeve të fundit një drejtor banke dhe dy pasagjerë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e avionit Airbus A320 që u rrëzua sot në Pakistan duke vrarë të paktën 104 njerëz.

Presidenti i bankës së Punxhabit, Zafar Masood u nxorr i gjallë nga rrënojat me tym të fluturimit të linjave Pakistan International Airlines që ra mbi një zonë të banuar të kryeqytetit Karachi.

Mediat në Pakistan thanë se të mbijetuarit ishin pasagjerët e linjës së parë.

Dëshmitarët thanë se avioni që vinte nga Lahore kishte bërë tre tentativa për t’u ulur në aeroportin e Jinnah International Airport para se të binte mbi qytet.

Piloti u komunikoi kontrollorëve ajrorë se kishte humbur fuqinë e të dy motorëve ndërsa në pamjet e shpërndara shihej që binte me shpejtësi tmerruese mes banorëve të tmerruar.

Shtëllunga të mëdha tymi ngriheshin pas përplasjes së avionit në një nga zonat më të varfra e mbipopulluara të qytetit, rreth dy milje larg aeroportit.
Në kontaktin e fundit një zëdhënës i aeroportit tha se piloti kishte raportuar probleme teknike.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA