Astrit Patozi rrëfen “vrasësit” e Reformës në Drejtësi. Flet edhe cila është shpresa e vetme për shqiptarët

22/05/2020 18:00

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar kryetari i partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi. Gjatë fjalës së tij, Patozi foli për Reformën në Drejtësi. Sipas tij, kjo reformë, po mbahet “peng” nga politika shqiptare. Si rrugën e vetme të zgjidhjes, ai shikon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët sipas Patozit, duan të bëjnë një “ndërhyrje kirugjikale”, në Shqipëri.

Patozi: Kam frikë se të gjithë të pushtetshmit dhe të pandëshkuarit kryesor, që të gjithë i kemi ndërmend në Shqipëri. Kam përshtypjen që u ka dalë frika dhe meraku nga Reformën në Drejtësi. Edhe për mënyrën se si ka shkuar, por edhe për shkopinjtë nën rrota që i ka vënë secili në mënyrën e vet deri më tani, i ka dalë frika nga refroma në Shqipëri. Mendojnë se nuk ndodh më gjë, se kështu shkuan punët në Shqipëri me ndihmën e tyre. Këto goditjet e fundit dhe ky dokumenti me 11 pika, duan që ta vrasin fare, që të mos e kenë nëpër këmbë, të mos e shohin, si puna e atij qengjit që nuk shëndoshet edhe kur ka ujkun afër, pavarësisht se ujku nuk e hanë dhe është në kafaz. Ky është raporti me reformën. Po kështu ato nuk besojnë, se populli shqiptar, do të gjej forcën për t’i ndëshkuar ndonjë ditë. Sepse mendojnë që shoqëria është e dorëzuar dhe provat janë dhënë, sepse shqiptarët për hir të së vërtetës kanë duruar të gjitha kualicionet e mundshme të qelbësirave. I ka rënë nga dy herë, këtij me atë, pastaj ai me këtë kundër atij, të njëjtët njerëz. I vetmi shqetësim që ato kanë pasur, është prania e amerikanëve si watch dog (qen roje), në zhvillimet politike në Shqipëri. Dhe kanë frikë se në rast se ky do të jetë fisheku i fundit dhe ai do të dali bosh. Kanë frikë më pas se depresioni që do të shkaktohet, pasi e zëmë pushka amerikane nuk do të shkrepi dhe në këtë rast, do jetë depresion shumë i madh. Ata (SHBA) janë të interesuar për një ndërhyrje kirurgjikale në Shqipëri. Kam merakun tim sepse e parandiej dhe shenjat janë të qarta, gati mafioze, për të mos prishur statukuonë”, tha Patozi.

Top Channel