Neuer “besnik” ndaj Bayernit, rinovon kontratën edhe për 3 sezone

20/05/2020 22:57
GELSENKIRCHEN, GERMANY - SEPTEMBER 22: Manuel Neuer #1 of Bayern Munich reacts during the Bundesliga match between FC Schalke 04 and FC Bayern Muenchen at Veltins-Arena on September 22, 2018 in Gelsenkirchen, Germany. (Photo by Maja Hitij/Bongarts/Getty Images)

I është bashkuar Bayernit të Mynihut plot 9 vite më parë, kur kishte vetëm 25 vite mbi supe, por duket se Manuel Neuer do ta mbyllë karrierën e tij si futbollist, pikërisht te skuadra bavareze, ku ka fituar shumë ndër vite.

Gardiani 34-vjeçar ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të firmosur një rinovim të kontratës dhe tani palët do të vazhdojnë bashkë të paktën deri në verën e 2023-shit, kur Neuer të jetë 37 vjeç.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi bavarez nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, ndërsa me këtë rinovim marrin fund njëherë e mirë zërat që flisnin për një largim të mundshëm të Neuer nga Bayerni i Mynihut këtë verë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta