Kërcënohet Albin Kurti? E ashtuquajtura “garda vullnetare” deklaratë për tubimet

20/05/2020 15:37

Aludimi i kryeministrit Albin Kurti se kërcënimi ndaj tij nga organizata fantazmë “Garda Vullnetare Shqiptare”, nuk ka të bëjë me të por me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese po vlerësohet nga shoqëria civile si presion ndaj kësaj Gjykate.

Sipas hulumtuesit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, ky presion politik ndaj Kushtetueses është i vazhdueshëm nga kryeministri Kurti dhe Presidenti, Hashim Thaçi.

Musliu thotë se e gjithë kjo po bëhet me qëllim të ndërhyrjes në vendimin që Kushtetuesja pritet ta marrë deri me 29 maj për dekretin e Presidentit, në të cilin ia jep të drejtën LDK-së si parti e dytë për krijimin e Qeverisë, ani se LVV nuk kishte refuzuar përkundër disa letër shkëmbimeve.

Por, akuzat i mohon Qeveria, të cilët thonë se ky ka qenë një paralajmërim për gjyqtarët që të jenë të kujdesshëm për sigurinë e tyre.

Komunikata e lëshuar nga “Garda Vullnetare Shqiptare”, është marrë nga rrjeti social Facenbook dhe për të njëjtën kanë nisur hetime edhe Policia.

Në të thuhet se Garda ka informacione se partia e kryeministrit, LVV pritet të mbaj protestë më 29 maj andaj thuhet se ” pjesëtarët e Gardës nuk do të qëndrojnë duarkryq duke shikuar nga larg.

Albin Kurti dhe të gjithë udhëheqësit e LVV që ndihmojnë në organizimin e kësaj proteste, tani më kanë arsye të shqetësohen për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre nga njësitet e Gardës”, thuhet në komunikatën e Gardës të siguruar nga Qeveria.
Ky veprim Kurtit tha të jetë i partive politike. /Alberta Hashani/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA