Rinisja e futbollit italian po kthehet në një rebus të madh që duket se do të marrë fund këtë javë. Komiteti tekniko shkencor e aprovoi më në fund protokollin e sigurisë dhe atë shëndetësor të paraqitur nga federata italiane dhe Liga e Serisë A, për të lejuar stërvitjet në grup. Formati është zyrtarizuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë edhe pse me disa korrigjime të vogla.

Protokolli i aprovuar për futbollin italian parashikon evitimin e dy javëve karantinë të detyrueshme para nisjes së sezonit që është cënuar rëndë nga pandemia. Por për të garantuar që grupi është i shëndetshëm dhe nuk do të infektohet, do të ketë teste me frekuencë të lartë, tamponë për të gjithë lojtarët dhe stafin, me fokusin kryesor në kampionatin elitar që është dhe qendra e vëmendjes e burim i të ardhurave.

Në rast se një futbollist do të rezultojë pozitiv, ai do të izolohet në shtëpi ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve që kanë patur kontant, do të kalojë një periudhë karantine 14 ditë në qendrën stërvitore, por me seanca të plota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA