Të tjera detaje janë mësuar nga operacioni masiv që po zhvillohet në të gjithë qarqet e vendit për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.
Top Channel mëson se në operacion marrin pjesë forcat e rendit dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë ndërkohë që më herët dolën dhe disa nga emrat e të arrestuarve.
Por ajo çfarë ka dalë tjetër në pah nga ky operacion është fakti se mes të arrestuarve është edhe vëllai i kryetarit të bashkisë Fushë-Arrëz Fran Tuçi, Arben Tuçi. Ky i fundit ka qenë i dënuar për trafik drogë në vitin 2012 dhe në vitin 2016.
Ndërkohë që përgjimet e policisë ndaj Kreshnik Murataj tashmë i arrestuar kanë nxjerrë zbuluar dhe disa punonjës policie.
Në 2013 Kreshnik Muratajt i janë asgjësuar disa parcela me kanabis në Kukës, por pavarësisht kësaj, policia e mbajti nën vëshgim si person të dyshuar.
U zbulua se Kreshniku komunikonte me disa punonjës policie për parcelat, ndërsa fidanët e kanabisit i shkëmbente me armë ose me lekë.
Përgjimet kanë zbuluar se rrjeti ka qenë më i gjerë në disa qarqe për shkak të komunikimeve që Kreshnik Murataj ka pasur me individë të ndryshëm apo punonjës policie.
Top Channel