COVID-19/ Qëndroi gjashtë javë në intubim, ja ndryshimi drastik që pësoi infermieri

20/05/2020 19:51

Duke qenë se janë në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19, mjekët dhe infermierët janë më të rrezikuarit për t’u infektuar me virusin. Një infermier në SHBA,  i cili kaloi gjashtë javë në ventilator, për shkak të koronavirusit, ka publikuar foton, ku shihet se ka rënë shumë në peshë. Infermieri Mike Schultz, nga Massaachuttes i SHBA-ve, më në fund mposhti sëmundjen dhe ndodhet në shtëpi, pasi kaloi plot 57 ditë duke luftuar me koronavirusin.

Mike, ka postuar në rrjete sociale dy foto paralele, një ku ka dalë më 16 mars (pandemia ishte në fillimet e saj) dhe një foto të ditëve të fundit, nga ku shihet se ka pësuar një ndryshim rrënjësor në pamje.

“Doja t’u tregoja të gjithëve se sa keq mund të jesh duke qëndruar për 6 javë në intubim”, shkroi Mike në postim.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel