Cikloni Amphan “shtrin kthetrat”/ Të paktën 12 të vdekur, mijëra shtëpi të shkatërruara

20/05/2020 22:40

Cikloni Amphan, ka përfshirë Indinë dhe Bagladeshin, ku si pasojë 12 persona kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja, të gjitha vdekjet e raportuara janë në rajonin Bengal, e cila shtrihet në pjesën lindore të Indisë. Autoritetet njoftuan se në mesin e viktimave, është dhe një vajzë në rajonin Howrah, e cila mbeti e bllokuar në rrënojat e banesës ku jetonte.

Ndërkohë situata paraqitet mjaft kritike dhe në Bangladesh. Drejtori i organizatës Oxfam, Dipankar Datta, u shpreh për CNN se, mijëra shtëpi në Bangladesh janë shkatërruar për shkak të ciklonit.

Sakaq, Bangladeshi ka evakuuar 2.4 milionë banorë në çadra, ndërsa në Indi raportohet se janë evakuuar 650,000 persona. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel