“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”/ Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të prokurorisë dhe policisë
28/10 17:20
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me ambasadorët e QUINT-it në Kosovë.
Thaçi me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se respektimi i Gjykatës Kushtetuese, është vitale për demokracinë.
Në këtë takim, përveç ambasadorëve të QUINT-it ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, teksa temë diskutimi ishte rikuperimi ekonomik pas koronavirusit, si dhe forcimi i institucioneve demokratike.
Postimi i plotë:
“Takim i mirë me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE-së, për të diskutuar për rikuperimin ekonomik pas COVID-19 dhe forcimit të institucioneve demokratike. Respektimi i institucioneve të pavarura, specifikisht Gjykatës Kushtetuese, është vitale për demokracinë”.
Top Channel