Protestuesve kundër kufizimeve të koronavirusit në SHBA u janë bashkuar së fundmi një autokolonë impresionuese motoçiklistësh, të cilët u përfshinë në demonstratën para bashkisë së New York.
Ata refuzonin menaxhimin e krizës së koronavirusit nga kryebashkiaku Andrew Cuomo dhe kërkonin heqjen e kufizimeve.
Motoçiklistët erdhën për t’u bashkuar me demonstruesish duke valëvitur flamurë amerikanë, megjithë masat kundër grumbullimeve jo-thelbësore për ndalimin e përhapjes së epidemisë.
Ndërkohë prej të premtes shumica e New York është rihapur, ndërsa plazhet publike do të hapen në fundjavën e ‘Memorial Day’ më 25 maj.
SHBA është vendi i goditur më rëndë nga koronavirusi me numrin e të infektuarve që po i afrohet 1,5 milionë.
Top Channel