Burgoset çifti që përdhunoi të renë pasi refuzoi t’u bashkohej në marrëdhënie

19/05/2020 20:03

Mohammed Hussain, 22 vjeç, dhe 31-vjeçarja Yazmin Ali u burgosën muajin që shkoi për krime të rënda seksuale ndaj një të panjohure që takuan në qendër të Bradford në Britani.

Çifti përdhunoi gruan pasi ajo refuzoi t’i bashkohej aktivitetit të tyre seksual, që ata nisën të kryenin para saj, u tha në gjykatë.

Mohammed Hussain dhe Yazmin Ali, hynë në bisedë me viktimën e tyre në një bar pasi e kishin ndjekur në qendrën e qytetit.

Dyshja e bindi atë të shkonin të tre në shtëpinë e Ali, ku konsumuan vodka dhe kokainë, para se Yazmin Ali të sugjeronte një sesion të përbashkët seksual.

Çifti është dënuar tashmë me një total prej 25 vitesh burg nga gjykata e Bradford.

Kur vajza kishte refuzuar të përfshihej në seks, Ali mori thikën e kuzhinës dhe ia mbajti në fyt të resë, në një kohë kur i dashuri i saj i shqyente rrobat për ta zhveshur.
Më pas ai e hodhi gruan e tmerruar në krevat me fytyrë poshtë dhe e përdhunoi.

Prokurori Ian Howard tha në gjykatë se Hussain kishte përplasur kokën e viktimës në murin e dhomës së gjumit, ndërsa Ali e kishte kafshuar në krah gjatë përleshjes.

Viktima më vonë kishte marrë rrobat e saj dhe u largua e tmerruar, para se të gjendej gjysmë e zhveshur e duke qarë nga një punonjës pastrimi.

Në një deklaratë për gjykatën, viktima thoshte se tashmë ishte një “thes nervash” dhe kishte frikë të dilte jashtë.

Ali u shpall fajtore për sulm seksual dhe dhunë, si dhe për sulmin e mëvonshëm ndaj oficerëve të policisë.
Ajo u dënua me 13 vjet burgim ndërsa Hussain u dënua me 12-vjet.

Ali ishte e dënuar edhe më parë për sulm fizik, pengmarrje, grabitje, rrahje dhe dëmtim pasurie.

FOTO GALERI
2/3
Hussain u dënua me 12-vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA