​Haradinaj për kërcënimin ndaj Kurtit: Duken si lojëra virtuale!

19/05/2020 22:19

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka komentuar një kërcënim që është bërë në adresë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Këtë kërcënim që e ka publikuar vetë Kurti, Haradinaj e ka pranuar me skepticizëm, duke thënë se më shumë po i duket lojë virtuale se diçka serioze. Megjithatë, ai ka bërë thirrje që kryesit e kërcënimit të sillen para drejtësisë.

“Institucionet e sigurisë duhet me kry punën e vet dhe me i sjell fajtorët sa më shpejtë para drejtësisë. Po më duken hajgare palidhje. Po më duken lojëra virtuale”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se me anë të këtij postimi ku tregon për kërcënimin, Kurti po bën presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Publikimi i Kurtit po duket që po bën presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Është për të ardhur keq, që gjuha ka filluar me degradu. Kushdo që të jenë këta, duhet me i sjell para drejtësisë, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, Blerim Kuçi nga AAK, ka thënë se Kurti e ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’i bërë presion Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, ai në Tv Dukagjini, ka thënë se rasti i kërcënimit ndaj kryeministrit duhet të trajtohet nga drejtësia.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA