Tragjedia me tren në Spanjë/ Qeveria premton 20 milionë euro kompensim për familjet e viktimave, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Transportit Një sulmues vetëvrasës kreu sulm ndaj agjencisë kombëtare të inteligjencës në Afganistan, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas transmetuesit lokal “Tolo News”, të paktën shtatë persona u vranë dhe mbi 40 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë (NDS) në provincën Ghazni në jugperëndim të kryeqytetit Kabul.
“Shumica e viktimave janë punonjës të NDS-së”, njoftoi transmetuesi, duke cituar zyrtarët lokalë të shëndetit.
Sulmi erdhi një ditë pasi presidenti i vendit Ashraf Ghani dhe rivali i tij politik Abdullah Abdullah nënshkruan një marrëveshje për ndarjen e pushtetit për t’i dhënë fund ngërçit politik disamujor.
Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët afganë.
Ky është sulmi i dytë vetëvrasës i grupit kryengritës gjatë javës së kaluar ndaj struktuarve ushtarake në vend.
Top Channel