“Si binjakët siamezë”/ E pazakontë, lind viçi me dy koka

18/05/2020 09:35

Një viç me dy koka ka lindur në një fermë në SHBA.

Fermerët shprehen se nuk kanë parë diçka të tillë që prej pesë brezash me radhë.

Scott Kolousek nga Wessington Springs, Dakota e Jugut, SHBA, është pronari i viçit dhe tregon se lindja e tij i shokoi të gjithë.

“Të gjithë fshatarët që ishin të pranishëm, përfshirë edhe veterinerin, shtangën. Unë kam hapur fermë që nga viti 1996 dhe kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë më parë,” tha Kolousek.

Viçi kishte dy koka dhe dy kolona kurrizore plotësisht të ndara që ishin bashkuar në legen, dhe në një bisht të vetëm. Kolousek tha që kishte të ngjarë që të lindnin dy binjakë, por embrioni nuk u nda plotësisht gjatë shtatëzënësisë, duke bërë që të vinte në jetë një viç i pazakontë. Është një situatë e ngjashme me binjakët siamezë te njerëzit.

“Ishte një grup binjakësh në të cilin veza nuk u nda plotësisht, si binjakët siamezë,” tha Kolousek.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA