“Një dozë vaksinë mund të kushtojë deri në një mijë euro”/ “Rrëfehet” autoriteti italian i farmakologjisë

18/05/2020 10:38

Dekani i farmakologëve italianë dhe themeluesi i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike, Silvio Garattini deklaroi se “një dozë vaksine mund të kushtojë deri në një mijë euro, një shifër e papërballueshme për shumë vende” dhe se “Europa tani duhet të udhëheqë rrugën për qasje të barabartë në vaksinën antiCovid”.

“Kur të jetë gati vaksina, kostot mund të jenë shumë të larta dhe se shumë nga kompanitë që po zhvillojnë vaksina kanë marrë subvencione publike dhe nga fondacione private. Qeveritë evropiane duhet të punojnë me vendet ku po testohen vaksina. Vaksina duhet të jetë një e mirë e të gjithëve”, tha Garattini.

“Evropa ka mundësinë të bëjë diçka unike nëse dëshiron që të gjitha shtetet e saj të kenë vaksinën. Aleancat duhet të krijohen për të aktivizuar një mekanizëm solidariteti në mënyrë që të gjitha vendet të kenë qasje për të patur nesër vaksinën”.

Mbretëria e Bashkuar ka lëvizur shpejt. Londra ka prenotuar 30 milionë doza të vaksinës që po testohet nga Universiteti i Oksfordit dhe Instituti Pomezia (provinca e Romës) në Itali. Kështu Britania do të jetë vendi i parë që do të ketë qasje te kjo vaksinë.

Boris Johnson shpreson në këtë mënyrë të rigjallërojë fatin e vendit të tij që deri tani numëron mbi 35 mijë viktima.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA