Në luftë me virusin! Raportohen 7 raste të reja me COVID-19 në Kinë

18/05/2020 10:31

Gjatë 24 orëve të fundit të Kinë janë regjistruar shtatë raste të reja me koroanvirusin e ri (COVID-19), njoftuan zyrtarët shëndetësorë.

Kina nuk ka regjistruar vdekje nga COVID-19 për më tepër se një muaj. Vendi në fakt ka publikuar disa raste të vdekjes, por në mënyrë retroaktive pas zbulimit përmes testeve shtesë.

Sipas të dhënave të Komisionit Kombëtarë Shëndetësorë të Kinës, aktualisht janë duke u trajtuar 82 persona, ndërsa 450 janë në izolim dhe nën monitorim si raste të dyshuara ose pasi rezultuan pozitivë ndaj koroanvirusit, por pa shfaqur simptoma. Deri më tani Kina ka konfirmuar gjithësej 4.634 të vdekur dhe 82.954 të infektuar.

Me rënien e rasteve, Kina vendosi të hapë përsëri shkollat, ndërmarrjet dhe industrinë. Megjithatë, disa shërbime qeveritare që tërheqin një numër të madhë njerëzish në ambiente të mbyllura, në përgjithësi kanë mbetur të mbyllura.

Kryesisht të rrezikshme janë cilësuar sportelet e autoriteteve qendrore, pasi aplikuesit e kërkesave apo ankesave shpesh udhëtojnë nga vendet e largëta në Pekin, ku qëndrojnë me javë apo muaj në bujtina jo-adekuate duke pritur përgjigje. Për këtë arsye, ankesat dhe aplikacionet vazhdojnë të dorëzohen përmes internetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA