Këmbana e alarmit: Arbëreshët po asimilohen thuajse krejtësisht!

18/05/2020 16:41

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, u fol mbi arbëreshët. Arbëreshët (albanesi d’Italia ose italo-albanesi në italisht), domethënë shqiptarët e Italisë, të quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare, në jug të Italisë.

Ata jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qenë mërgata arbëreshe, deri shekullit XVIII, në rajonet e Abrucos, Kampanis, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Sicili.

Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëria. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790). Ngulimet e fundit të arbëreshëve janë në Italinë qendrore-veriore, si në Provincën e Pavias dhe të Piaçencës, po ashtu një grup i madh iu drejtua rajonit qendror të Abrucos.

Ndërkaq, arbëreshi Mario Calvia, tha se 90 % e territorit arbëresh, flasin gjuhën e vjetër arbëreshe. Por ka disa prindër, thotë Mario, që fëmijëve të tyre i flasin italisht. Gjithashtu Mario tregoi dhe një episod mjaft interesant. “Shumë të rinj kur janë jashtë territorit arbëresh, kur flasin në telefon me familjarët, flasin italisht, sepse kanë trup dhe kjo është e vërtetë”, tha Mario. Ndërsa për të ruajtur traditën arbëreshe, krahas familjes, Mario thotë se një mënyrë e mirë është dhe përmes artit.

“Këtu është atmosfera shumë e bukur, ne kemi vullnet për të vijuar me artin për të ruajtur gjuhën dhe identitetin. Këtu 90% flasin arbërisht, po një gjë e keqe është se shumë prindër nuk i flasin fëmijëve arbërisht, por i flasin italisht. Janë disa që i flasin italisht dhe mendojnë që është më mirë kështu. Të gjithë profesorët kur i thoja që jam arbëresh i pëlqente, kishin respekt. Shumë të rinj kur janë jashtë territorit arbëresh, kur flasin në telefon me familjarët, flasin italisht, sepse kanë turp dhe kjo është një gjë e vërtetë. Unë mendoj që gjuha e artit është një gjë shumë e bukur, sepse me artin, shkruan mirë arbërisht dhe spektatori dëgjon fjalën arbëreshe. Unë mendoj që kultura arbëreshe të ruhet dhe mentaliteti duhet të hapet”, u shpreh Mario.

Top Channel