27/12 08:17
Britanikët kanë “thyer” karantinën dhe janë parë duke vizituar zonat më të frekuentuara të qyteteve këtë të hënë.
Temperaturat e larta, rreth 23 gradë Celsius, kanë bërë që disa qytetarë t’i drejtohen plazheve, ndërsa disa të tjerë kanë vendosur të praktikojnë “joga” apo të lexojnë ndonjë libër, në qoshet e qeta të parqeve.
Kujtojmë që autoritetet në Britani, kanë ndërmarrë një sërë masash lehtësuese për qytetarët, edhe pse vendi, ka regjistruar numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Evropë ( deri më tani janë raportuar 34,636 viktima).
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel