Ai mori famë të jashtëzakonshme në serinë e filmave të Harry Potter në rolin e Draco Malfoi në vitin 2001.

Megjithatë karriera filmike e aktorit britanik Tom Felton nuk ka filluar në seritë e magjistarëve më të famshëm në botë.

32-vjeçari debutimin e tij si aktor e ka patur në moshë fare të hershme në vitin 1997. Për herë të parë ai është shfaqur në ekran në filmin e fëmijëve “The Borrowers”, një realizim hollivudian.

Ditën e kaluar Tom u ndje nostalgjik duke ndarë me fansat e tij në rrjetet sociale një foto të fëmijërisë që na kthen pas në kohë.

Fotoja u komentua pa fund nga ndjekësit e aktorit të cilët nuk mund të mos e vinin e re ndryshimin e pamjes së tij përveç faktit se vazhdon të mbetet bjond.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel