
22/02 17:38
Një aeroplan i vogël është aksidentuar në Hunter të Australisë, ku si pasojë piloti që po udhëtonte ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Raportohet se brenda aeroplanit ishte një 44-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
44-vjeçari mësohet se kishte përvojë në fushën e pilotimit, madje aeroplanin me të cilën u aksidentua, e kishte ndërtuar vetë. Deri më tani, nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por policia është duke punuar në këtë aspekt, bëjnë me dije mediat e huaja.
Banorët e zonës ishin të parët që tentuan për të dhënë ndihmën e tyre, por fatkeqësisht piloti nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra.
Top Channel