Spanjë, arrin në 27.650 numri i të vdekurve nga COVID-19

17/05/2020 12:06

Në Spanjë ka arritur në 27.650 numri i të vdekurve nga COVID-19, me 87 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ndërkohë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën prej 4.7 milionë.

Gjithsej 4.703.844 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

SHBA-ja është renditur vendi i parë me numrin më të madh me 1.160.840 raste, ndërsa pas saj radhiten Spanja, Rusia, Britania e Madhe, İtalia, Brazili, Franca, Gjermania dhe Turqia. Ndërkohë sipas “Worldometer” vendet me më shumë se 50 mijë raste janë Irani (118.392), India (90.648), Peruja (88.541), Kina (82.941), Kanadaja (75.770), Belgjika (54.989) dhe Arabia Saudite (52.016).

COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e 311.810 njerëzve deri më tani ndërsa 1.802.385 janë shëruar. Aktualisht ka rreth 2.589.694 raste aktive që presin të shërohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA