“Imitim i Inës dhe e papjekur”/ Deklaratat që provokuan debat në “PërPuthen”

17/05/2020 17:19

Duket se ka një krisje të marrëdhënieve, të konkurrenteve vajza, në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell”. Margaret, Anoneta dhe Edona u përfshinë në vorbullën e debatit në emision. E gjitha nisi pasi Antoneta, në një intervistë, ka deklaruar se për të Edona është e papjekur, ndërsa Margaret në përceptimin e saj, është një imitim i Inës.

Këto deklarata, nuk janë pritur mirë nga Margaret dhe Edona. Megjithatë, debati agravoi mes Antonetës dhe Edonës, ndërsa Margaret zgjodhi të qëndrojë pak më e tërhequr.

Edona: Unë kam shoqëri të re jam në shkollë akoma. Nuk mund të thuash ti Edona është e papjekur. Mendimin tënd nuk është se e kam për bazë. Një bisedë që kemi ne të dyja, e solle dhe njëherë përsëri në emision Marenin dhe dole mirë vetë. Ti nuk ke respekt për femrat, do kesh për barazinë gjinore.

Antoneta: Mund të kishe ardhur në prapaskenë. Unë nisem nga eksperienca që kemi kaluar bashkë.

Edona: Ti ke tendencën të nxjerrësh të gjithë keq dhe vetë të dalësh mirë.

Antoneta: Mua m’u shtrua një pyetje për dy vajzat e reja, unë thash që nuk i njoh shumë mirë. Unë thashë  mua Margaret, m’u ka dukur sikur ka një qasje si të Inës. Nëqoftëse nuk është si Ina, bën mirë që të mos bëhet. Nëse është karakteri i Inës jam dakord ta bëj, sepse i shkon. Unë për Edonën kam thënë e pajekur për një eksperiencë që ka pasur me mua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA