Jep dorëheqje ministri i shëndetësisë i Brazilit

16/05/2020 13:54

Ministri i Shëndetësisë i Brazilit, Nelson Teich, i cili erdhi në detyrë para rreth një muaji dha dorëheqje pas një mosmarrëveshje me presidentin e vendit Jair Bolsonaro, në lidhje me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas mediave vendase, Bolsonaro ka kërkuar që të bëhet ndryshim në protokolin e përdorimit të ilaçit klorokin për t’u zbatuar në trajtimet e COVID-19, ndërsa Teich ka kundërshtuar duke theksuar se nuk ka baza shkencore.

Një faktor tjetër në dorëheqjen e Teich, sipas mediave, janë presionet e Bolsonaro për të mbajtur ekonominë në plan të parë.

Teich ishte i mendimit të karantinës së përgjithshme për shkak të numrave të rasteve dhe të vdekurve që ishin në rritje të shpejt në vend, ndërsa me Bolsonaro kishte mosmarrëveshje në lidhje me këtë.

Bolsonaro më 16 prill kishte shkarkuar edhe ish-ministrin e shëndetësisë Henrique Mandetta-n nga detyra, për arsye se nuk pajtohej me të në lidhje me luftën kundër COVID-19.

Brazili u shndërruar në epiqendër të pandemisë COVID-19 në Amerikën Latine, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 208.000 raste dhe 14.267 persona humbën jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA