
24/02 19:13
Covid-19 në mbarë botën ka bërë që shumë persona të mbyllen në karantinë. Nga kjo milion persona janë detyruar të punojnë nga shtëpia.
Po kështu edhe Cara Fields dhe i shoqi Matt po mësohen me jetën e re e të punuarit nga shtëpia. Por me Caran ka ndodhur një diçka ndryshe,.
Ajo tregon se si burri i saj, i cili gjithmonë është argëtuar duke e turpëruar atë në publik, gjeti një tjetër mënyrë për ta bërë këtë.
Ai vesh kostume humoristike, teksa e shoqja është në video-konferencë me kolegët e saj.
Ajo që fillimisht nisi si një rreng për të shoqen, u kthye në një mënyrë për të bërë të gjithë të qeshin në këto kohë krize, kështu që ai nuk ndaloi me përpjekjen e parë.
Top Channel