29/11 08:49
“She’s On Top” është reality show më i ri që do i bashkangjitet rubrikave të tjera të programit “E Diell”.
Produksioni i vendos modelet aspiruese kundër njëra-tjetrës në një seri sfidash të frymëzuara nga moda dhe bukuria. Çdo javë do të këtë sfida te ndryshme, çdo jave një modele do të eliminohet, ndërsa kërkimi për modelen “On Top” vazhdon.
Kjo do të jetë një mundësi për të gjitha vajzat që duan të ndryshojnë të ardhmen dhe të ndjekin ëndrrën e tyre. Do të jete një mënyrë qe ato te fitojnë mundësi fitimprurëse te karrierës ne industrinë e modelimit. /Sidorela Gjoni/
Top Channel