Një rritje e rasteve të reja dhe vdekjeve si pasojë e Covid-19 janë regjistruar ditën e sotme në Greqi.

Sipas informacioneve të përditshme nga autoritetet e shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 40 raste të reja pozitive me Covid-19, 35 prej tyre në kampin rom pranë Larisës.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 2.810 persona në total.

4 janë viktimat e regjistruara së fundmi, duke çuar numrin total të vdekjeve në 160 persona.

Nga 1,276 rastet aktive raportohen 23 persona, të cilët trajtohen me terapi intensive dhe janë në gjendje të rëndë për jetën.

Top Channel