Ketri gjigand indian ose i njohur ndryshe si Malabar (Ratufa indica) është një specie e ketrave të pemës, i familjes Ratufa, të pyjeve të Indisë. Ai është një kafshë herbivore (vegjetariane), diurnale (aktiv gjatë kohës ditës) dhe mjaft i përhapur në Indi.

Gjendet në të gjitha zonat pyjore në lartësi 180–2,300 m mbi nivelin e detit, por është shumë i ndjeshëm ndaj degradimit të habitatit.

Ketri gjigand indian bën fole në pemët e larta për t’iu shmangur predatorëve. Gjatësia e tij arrin në 25–50 cm, pa llogaritur bishtin e tij që ëshët diçka më i gjatë se trupi, ndërsa pesha arrin në 1.5–2.5 kg.

Ketri është shumë i dallueshëm prej ngjyrave të tij, të cilat në disa raste mund të jenë më të zbehta sesa ato në foto.

Kjo specie rrallëherë largohet nga pemët dhe ka nevojë për degë me shumë gjethe për ndërtimin e folesë së tij. Shpeshherë ‘Ratufa indica’ ngrin ose bën trupin njësh me degën, në vend që të largohet nga predatorët.

Ajo është një kafshë solitare që socializohet vetëm për çiftim. Specia ndihmon në shpërndarjen e farave pasi ushqehet me fruta, lulë, bërthama dhe lëvore pemësh. Disa specie të tij janë omnivore dhe hanë dhe insekte apo vesë zogjsh.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA