Disa foto të fuqishme tregojnë ritualet i intriguese të një fisi afrikan adhurues të lopëve, të cilët përdorin urinën e tyre për të larë fytyrën dhe flokët.

Në pamjet e fisit Mundari duket një djalë i vogël që lyhet nga koka te këmbët me hirin e zjarrit, ndërsa një tjetër përhap në tokë bajgat e bagëtive të njohura si Ankole Watusi.

Të tjera pamje tregojnë madhësinë impresionuese të brirëve të lopëve dhe trajtimin e veçantë që ato marrin nga vendasit.

Fotot u bënë në Sudanin e Jugut nga fotografi irlandez Trevor Cole i cili tha: “Shkrepjet në agim dhe në perëndim të diellit ishin të përkryera pasi të gjitha gjedhët janë të vendosura në vend. Sa më shumë i shikon aq më shumë kupton për lidhjet e fortë mes anëtarëve të fisit dhe tufave të tyre të lopëve. Po të shohësh si i udhëheqin, si fërkojnë hi në lëkurën e tyre e si kujdesen për to … është e habitshme”.

“Ata mbledhin bajgat e lëna gjatë natës dhe i përhapin në tokë. Disa lyjnë me to brirët e lopëve, si një formë shkëlqimi. Ndoshta rezultati i përdorimit të urinës së lopës është krijimi i një dezinfektuesi natyral, ose në formë zbardhuesi për flokët”.

Trevor tregon më tej sesi natën banorët flejnë me lopët e tyre për t’i mbrojtur, dhe këtë e bëjnë me kallashnikovë në krahë.
Kjo sepse vjedhja e bagëtive është e përhapur dhe shkaktare konfliktesh.

Ai shton: “Lopët Ankole Watusi kanë brirët më të mëdhenj që kam parë ndonjëherë dhe vlera e tyre arrin në $500. Gjatë ditës ato shpërndahen në brigjet e lumit Nil duke u ushqyer. Ato kthehen instinktivisht në perëndim”.

Fisi Mundari janë një grup i vogël etnik në Sudann e Jugut, dhe një nga grupet indigjene ‘Nilotikë’.

Komuniteti përbëhet nga çobenj lopësh dhe janë pjesë e popujve ‘Karo’, ku përfshihen dhe ato Bari, Pojulu, Kakwa, Kuku and Nyangwara.

Gjuha e tyre qyhet ‘Kutuk na Mundari’. Ashtu si shumë fise të tjera nilotike, edhe Mundari-t i adhurojnë lopët pasi ato u shërbejnë si ushqim, si valutë dhe si shenjë e statusit.

Trevor shton: “Është një përzierje e lashtë, e bllokuar në kohë. Këto praktika sigurojnë harmoni me mjedisin dhe jetëgjatësinë e kulturës. Ekzistenca e këtyre njerëzve është e qëndrueshme dhe lidhja e tyre me natyrën duhet të jetë një mesazh për të gjithë ne”.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA