Si do të jetë vera 2020 në plazh pas emergjencës së koronavirusit? Prej ditësh pëshpëriten hipoteza e skenare të mundshme post-Covid.

Por ndërkohë, stina e ngrohtë po mbërrin me të gjithë forcën, ngjyrat dhe harenë e saj. E bashkë me sezonin veror, vijnë dhe disa propozime për modën e sivjetshme të kostumeve të banjës. Ajo fryn pak erë “vintage”, por nuk mungojnë as motivet mikro-floreale, vijat, apo efekti i “tropikut”.

Protagonisti i stinës së ngrohtë, sipas ekspertëve të kësaj industrie në Itali, do të jetë sërish kostumi i plotë i banjës, apo ‘one-piece swimsuit’, që sic thuhet modelon dhe evidenton më shumë siluetën. Megjithatë, edhe ato të ndara vazhdojnë të pëlqehen. Tek veshjet e plazhit, do të mbizotërojnë pantallonat e shkurtra dhe fundet e gjata, që e transformojnë pamjen dhe e bëjnë perfekte për një aperitiv në perëndimin e diellit.

Këshilla të tilla janë konsideruar si qetësuese në mesin e ankthit që ka shkaktuar pandemia, izolimi dhe paqartësia që rrethon të ardhmen e afërt, pasi duket sikur afrojnë idenë e normalitetit.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel