Aktorja e famshme amerikane, Goldie Hawn shfaqet e papërmbajtshme në videon që ka postuar në Instagram, ku shihet duke u ushtruar e kërcyer me në sfond këngën e Dua Lipës ‘Physical’ .

Ylli hollivudian, edhe pse është 74 vjec, vazhdon të ruajë një formë të admirueshme fizike dhe është mjaft aktive. Videoja e tregon në shtëpinë e saj teksa duket që ndërkohë, edhe po argëtohet mjaft.

Hawn është nëna e aktores së njohur Kate Hudson dhe ka një lidhje më shumë se 30 vjecarja me aktorin tjetër të famshëm Kurt Russel. Në fakt, marrëdhënia e tyre konsiderohet si një ndër më solidet në Hollivdu, edhe pse nuk kanë vënë kurorë. Ndërkohë Physical është singëlli i tretë i Duas nga albumi i saj i dytë, Future Nostalgia, që po korr shumë sukses.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel