Teatri/ Veliaj publikon videon: Të hënën ne 11.00 i prezantoj Këshillit Bashkiak planet për Teatrin e Ri
Përmes një video postimi në rrjetet sociale, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar zyrtarisht se mbledhja e Këshillit Bashkiak për planet e Teatrit do të bëhet të hënën në orën 11.00.
Teksa, rendit listën e gjatë të gjithë veprave madhore publike që transformuan kryeqytetin këto 5 vite, Veliaj thekson se kjo video DUHET parë si një dëshmi, për të kuptuar çfarë po vendosim e pse kundërshtohet nga të njëjtët njerëz që kanë zgjedhur të bllokojnë çdo punë të mirë të Tiranës.
“Të hënën ora 11 do t’i prezantoj Kësh. Bashkiak planet për Teatrin e Ri. Por, kjo video DUHET parë si një dëshmi, për të kuptuar çfarë po vendosim e pse kundërshtohet nga të njëjtët njerëz që kanë zgjedhur të bllokojnë çdo punë të mirë të Tiranës! Ju pres të hënën! FORCA!”, shkruan Veliaj.
Të hënën ora 11h do t'i prezantoj Kësh. Bashkiak planet për Teatrin e Ri.?
Por, kjo video DUHET parë si një dëshmi, për të kuptuar çfarë po vendosim e pse kundërshtohet nga të njëjtët njerëz që kanë zgjedhur të bllokojnë çdo punë të mirë të Tir❤️nës!Ju pres të hënën! FORCA! pic.twitter.com/DzGcRMLOnb
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) May 14, 2020
Top Channel