Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit COVID-19), në gjithë botën ka kaluar në mbi 300 mijë.

Gjithsej 300.254 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 4.479.325, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri i të prekurve ka shkuar në 4.4 milionë raste, nga të cilat deri tani 1.682.960 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka 2.496.111 milionë raste aktive që presin të shërohen.

Vendi më i prekur nga koronavirus vijon të mbetet SHBA, i cili deri në këto momente numëron mbi 1.4 milionë të infektuar dhe 86 mijë viktima. Pas tij renditen me radhë Spanja, Britania, Italia dhe Franca.

Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Meksika (4.220), Turqia (3.952), Suedia (3.529), India (2.564), Ekuadori (2.334), Rusia (2.305), Peruja (2.169), Zvicra (1.872), Irlanda (1.497), Portugalia (1.184), Rumania (1.046) dhe Indonezia (1.043).

Top Channel