Një 113-vjeçare, që besohet të jetë gruaja më e vjetër në Spanjë, është shëruar nga koronavirus, thanë zyrtarët.

Maria Branyas u diagnostikua me Covid-19 në mars, por pas disa javësh në izolim, ajo u shërua. Kjo do të thotë që ajo i mbijetoi pandemisë së gripit të 1918-19, Luftës Civile Spanjolle të 1936-39 dhe koronavirusit, transmeton BBC.

“Tani që është në rregull, ajo dëshiron të flasë, të shpjegojë, serish është ajo”, ka shkruar vajza e tij në Twitter. Maria Branyas u lind në Meksikë në vitin 1907, dhe ka jetuar në një shtëpi pleqsh në qytetin Olot për dy dekada.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel