Bamir Topi në Top Talk: Nuk ka reformë zgjedhore, manipulatorët kontrollojnë procesin

14/05/2020 19:25

Ditën e sotme në Top Talk ka qenë i ftuar ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Ai foli në lidhje me reformën zgjedhore duke thënë se procesi po kontrollohet nga manipulatorët.

Topi:

Ky është këshilli i manipulatorëve politik, sikurse kam parashikuar pjesën time të profesionit që më pyete për CoVid-19, për këtë kam dhënë diagnozën në prill të 2008-ës.

Nga 2008 deri në 2020 janë 12 vjet dhe janë vetëm një grup bipolar i njerëzve të cilët e kanë peng politikën shqiptare, kanë kapur peng institucionet e Shqipërisë dhe nuk duan të lëshojnë fare në demokratizimin në radhë të parë të selive të partive politike të cilat janë kthyer në kazerma ushtarake.

Pastaj në emërimin e deputetëve, në turpin e madh në degradimin e nivelit intelektual dhe politik të parlamentit që do të thotë pastaj dhe të institucioneve dhe pastaj pyetet pse nuk ndryshohet sistemi.

Si mund të ndryshohet sistemi sepse nuk duan dy vetë, këta të dy janë atje dhe bëjnë sikur grinden. Fajin kryesor nuk ja vej atij që është në krye, por ja ve opozitës.

 

Top Channel