Një personazh me kanal videosh në YouTube është arrestuar së fundmi pasi u jepte pako “ushqimi” të mbushura me plehra, transgjinorëve në Indonezi.

Ferdian Paleka përballet tashmë me 12 vjet burg për shakanë “e sëmurë” gjatë të cilës ai shpërndante pako me gurë ose perime të kalbura grave transgjinore në Bandung, pasi ai me një tjetër shpërndanë videon e tyre online.

Në videon që është bërë virale prej javës së shkuar personazhi i Youtube dhe dy të tjerë kishin vendosur objektet pa vlerë në kuti ushqimi dhe ua shpërndanin grave trangjinore në rrugët e Bandung, Indonezi.

Ata vazhdonin më tej abuzimin duke iu referuar viktimave të shakasë së tyre me emrin ofendues ‘bencong’. Dy njerëz folën në video duke mbuluar fytyrat e tyre, teksa Paleka dhe shoku i tij u jepnin pakot e “ndihmës”.

Një prej tyre ia bën me dorë nga kamera duke marrë pakon, teksa Paleka bashkon duart e tij në shenjë respekti të rremë.

Mediat vendase thonin se Paleka thotë në video: “Ne duam të takojnë ‘bencong-ët’ në rrugë dhe të shikojmë nëse ato po agjërojnë për muajin e Ramazanit. Do i takojmë ato dhe do u japim pakot, sikur ato të mos jenë, aty atëherë janë në rregull se nuk do të marrin pako”.

Video është hequr tashmë nga YouTube për thyrje të rregullave kundër urrejtjes.

Policia kapi Paleka dhe mikun e tij pasi ishin në arrati prej katër ditësh.

FOTO GALERI
2/3
Një prej tyre ia bën me dorë nga kamera duke marrë pakon, teksa Paleka bashkon duart e tij në shenjë respekti të rremë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA