Top Talk: Dashamir Shehi i zhgënjyer nga reforma zgjedhore. Po bëhet vetëm për të patur zgjedhje të pranueshme

13/05/2020 18:07

Ditën e sotme ka qenë i ftuar në Top Talk, ish deputeti Dashamir Shehi. Ai ka folur në lidhje me nismën më të re të Ramës për legalizimin e hashashit si dhe për reformën zgjedhore.

Denis Dyrnjaja: ka një zhvillim nga tryeza për reformën zgjedhore, a jeni të kënaqur skeptik apo të pa kënaqur me atë që po ndodh?

Dashamir Shehi: Unë jam skeptik dhe i pakënaqur për të qenë i sinqertë. Nuk shikoj ndonjë gjë të re në gjithë këtë rrëmujë të madhe nuk shikoj ndonjë hap të rëndësishëm dhe megjithatë që 20-a aprovoj të mbyllet kjo histori, të mbyllet kjo dava. Kjo që po bëhet me reformën e konsideroj thjeshtë një detyrim që kemi ndaj komunitetit ndërkombëtarë, ndaj miqve tanë.

Kjo nuk zgjidh ndonjë gjë të rëndësishme. I vetmi element  rëndësishëm që kishte për të krijuar qeveri tranzito0re 3 muajt e parë me sa duket nuk do ta aprovojë njeri, partia socialiste nuk bie dakord.

Pjesa tjetër janë vetëm arnime.

Top Channel