Numri i pacientëve që vdiqën nga Covid-19 në spitalet britanike në 24 orët e fundit është 494, dhe numri i përgjithshëm i viktimave është 33.186, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Britanisë së Madhe.

Sipas të dhënave zyrtare, 87.063 njerëz u testuan dje, pothuajse 13.000 më pak se 100.000 që qeveria planifikoi t’i nënshtrohej testimit ditor.

Në vend janë shënuar 3.242 raste të reja duke e rritur numrin në gjithsej 229.705. Deri më tani, janë testuar gjithsej 1.522.258 persona.

Ndërkohë, në krahun e ulët të parlamentit, Dhoma e Komunave, gjatë seancës Pyetje ndaj Kryeministrit u debatua rreth vdekjeve në shtëpitë e të moshuarve.

Lideri i Partisë Laburiste, Keir Starmer, pretendoi se duke u bazuar në informacionin e një kardiologu, shumë të moshuar me COVID-19 të liruar nga spitalet gjatë pandemisë e kanë transportuar virusin në shtëpitë e të moshuarve.

Ndërsa kryeministri Boris Johnson, duke iu përgjigjur Starmer-it, pohoi se në muajt mars dhe prill ka pasur numër më të ulët të pacientëve të liruar nga spitali nga shtëpitë e pleqve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA