Postblloqet e pandemisë/ Në të gjithë vendin u ngritën 70 të tillë dy muajt e fundit

13/05/2020 15:32

Karantina në muajin mars, pas konstatimit të rastit të pare me covid 19 në vendin tonë, do të niste e rreptë.

Një nga masat e para që u mor menjëherë ishte vendosja e rreth 70 postblloqeve statike të policisë në të gjithë vendin, që kontrollonin lëvizjet e automjeteve. Por dy muaj më pas, me lehtësimim e masave tashmë edhe numri i postblloqeve është reduktuar.

Një nga postblloqet statike i cili vijon të jetë ende aktiv është postblloku i cili është vendosur në një pikë nevralgjike siç është ai pranë ‘Sheshit Shqiponja’ i cili kontrollon automjetet të cilat dalin nga Tirana, por edhe që hyjnë në kryeqytet.

Tashmë janë pikërisht komisariatet apo drejtoritë vendore të policisë të cilat do të vendosin nëse postblloqet do të hiqen, apo do të qëndrojnë me orare të kufizuara. Ajo çfarë vihet re, kryesisht në rrugët e Tiranës, është që makinat kanë vijuar të lëvizin me të njëjtin fluks si atë të para pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA