Përfundon mbledhja e FSHF-së, vendoset data e rikthimit të futbollit në Shqipëri

13/05/2020 12:28

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që kampionati në Shqipëri të rinisë me 3 qershor.

FSHF ditën e sotme pati një takim, në ‘Shtëpinë e Futbollit’,  ku u mblodhën presidentët e Superligës të cilët pas diskutimeve  kanë vendosur që data 3 qershor të rikthej futbollin në vend. Tashmë pritet vetë miratimi i datës nga ana e qeverisë.

Ndërkohë në mbledhjen e FSHF është diskutuar edhe rreth protokollit të masave të nevojshme të vendosura në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, për frenimin e hapjes së Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA