Iniciativa më e fundit e qeverisë për ti hapur dritën jeshile prodhimit të kanabisit vetëm për qëllime farmaceutike ka ndezur një debat të fortë me qëndrime pro dhe kundër.

Kanabisi për qëllime mjekësore mbetet një çështje komplekse dhe pak e njohur për vendin tonë. Profesor Doktor Zihni Sulaj shef i shërbimit të toksilogjisë në QSUT, në një prononcim për Top Channel thotë se kjo duhet bërë me hapa të ngadalta e të kujdesshme të vendosura mbi kritere shkencore.

“Kanabisi mjekësor është një alternativë e guximshme një alternativë e përshtatshme për trajtim por duhet thënë që nuk është shpëtimtari. Problemi kanabisit është edhe një problem ekonomik me sa shtrohet tani në stadin ku jemi. Sigurisht aplikimi për qëllime mjekësore ka edhe kostot ekonomike që mundet tja vlejë për kultivim por sigurisht ka një problem të madh për mirë administrimin. Keq administrimi farmaceutik mund të çojë në shtimin e numrin të përdoruesve nga përdorues që nuk u takon në moshat adoleshente por mund të shtojë riskun për një treg paralel të tregut të zi të kanabisit” deklaroi Zihni Sula.

Prandaj thotë profesor Sulaj askush nuk duhet të nxitohet.

“Duhet një hetim dhe studim i kujdesshëm dhe rregulla strikte por duhet edhe një diskutim i gjerë në publik që njerëzit duhet të kuptojnë që nuk ka ardhur koha të turremi se ka ardhur koha se u lirua Kanabisi, Kanabisi është në të gjithë botën një substancë e kontrolluar” tha Zihni Sula.

Por cilat janë sëmundjen që mjekësia ka nisur ti kurojë edhe me Kamabolis medicinal?

“Skleroza multike, spazmat neomuskulare, sindromin e tretjes, parandalimin e të vjellave, trajtimin e disa llojeve të dhimbjeve që nuk reagojnë nga medikamentet e mëparshme, në trajtimin e stresit post traumatik, të disa formave të depresionit gjinor. Ka mendime që mund të përdoret edhe për traktikin e disa formave të çrregullimit psikopatelogjik por shukë nga këto janë më proces studimi”. /Muhamed Veliu/

Top Channel